Kolltuk Recliner Dream + mekanizëm elektrik | Vellea Home

Dream

Kolltuk Recliner + mekanizëm elektrik , Kaf

65700 L
Ulje -28%
46800 L

Produkti nuk ka mundësi korrigjimi sipas dëshirës të klientit.

Kaf

Dorëzim : 10 ditë

·         Përmasa: L95 B64 H100 cm.

·         Material ballor: lëkurë eko e cilësisë së lartë

·         Bazament i tapicerisë:  susta zig zag, rripa tapicerie

·         Tapiceri/mbushje: susta pocket, shkumë poliuretan, fibra

·         Pajisje dhe punim: *zero wall mekanizëm, *manovrim elektrik i mekanizmit të relaksit në dy regjime, *hyrje për USB për të karikuar pajisjet elektrike, *tapiceri jashtëzakonisht komforte

Kaloni në nivelin tjetër të komfortit me kolltukun jashtëzakonisht të rehatshëm dhe relaksues Dream. Mekanizmi elektrik i integruar siguron lëvizje plotësisht automatike të kolltukut nga pozicioni fillestar i punës deri në atë të fundit. Pajisja e mekanizmit lejon të fiksojë pozicionin tuaj më të rehatshëm në sinkron me mbështetësen dhe mbajtësen e këmbëve. Lëvizjet janë të buta me stabilitet të garantuar kur ndryshohet pozicioni. Në pozicionin përfundimtar horizontal “të shtrirë” kolltuku është një kundërveprim perfekt ndaj lodhjes, duke siguruar një pozicion të këndshëm dhe relaksues për të çliruar muskulaturën dhe për të normalizuar qarkullimin e gjakut. Kolltuku Dream me manovrim elektrik është i krijuar për një pushim të plotë, duke falur një ndjesi të papërsëritshme komforti. Në mënyrë që të punojë mekanizmi përdorni butonat të cilët ndodhen në anë të kolltukut. Manovrimi ka dy regjime – gjysëm-automatik dhe automatik. Tek i pari lëvizja e butë ndodh drejt njërit nga pozicioneve përfundimtare, duke mbajtur butonin të shtypur gjatë të gjithë kohës. Në regjimin automatik lëvizja është vetëm drejt pozicionit fillestar të kolltukut dhe ndodh duke shtypur butonin e mesit më të vogël. Zero wall lejon kurrizin e kolltukut të jetë në një distancë minimale nga muri, pa ndikuar në punimin normal të mekanizmit. Modeli Dream është i tapicuar me lëkurë eko të cilësisë së lartë. Ajo është e butë dhe me sipërfaqe të këndshme në prekje, e cila ka qëndrueshmëri të lartë ndaj konsumimit. Bazamenti dhe mbushja e tapicerisë janë formuar nga materiale me elasticitet të lartë, të testuara për jetëgjatësi dhe qëndrueshmëri.

Vëmendje!

MOS LEJONI FËMIJË POSHTË MOSHËS 8 VJEÇ TA PËRDORIN VETË! PËRDORENI VETËM NË AMBIENT TË THATË! MOS U MUNDONI TË HAPNI OSE TË RREGULLONI PJESË TË MEKANIZMIT NDËRKOHË QË ËSHTË I LIDHUR NË RRJETIN ELEKTRIK! KUR NUK PËRDORET ËSHTË E SUGJERUESHME TË HIQET KOLLTUKU NGA PRIZA, NË MËNYRË QË TË MBRONI FËMIJËT OSE KAFSHËT SHTËPIAKE NGA INCIDENTE!

Ka mundësi të ketë devijime ose mospërputhje të ngjyrave të copave ose dekoreve të ndryshme nga ato që shikoni në ekranin e pajisjes tuaj.

SHPAKETIMI Kur shpaketohet një mobilje e tapicuar nuk sygjerojmë përdorimin e instrumenteve TË MPREHTA DHE PRERËSE, për shkak të mundësisë të prerjes të copës dhe tapicerisë..

Ekspozimi i zgjatur në diell mund të çojë në dëmtimin e cilësisë dhe pamjes të copës. Vendosni mobiljet në një largësi JO MË PAK se 50 cm. nga çdo lloj njësie ngrohjeje ose burimi nxehtësie.

Mbështetëset e krahut NUK JANË të krijuar për tu ulur. Çdo mbingarkesë dinamike ose e ulur mbi ato mund të çojë në deformimin e pamjes dhe konstruktit të produktit.

Numri i paketave:  1

Paketa 1: 92/80/73 cm., pesha 42 kg.

Model Çmim për montim
Dream 562.00 L

_Çmimi për montim është i treguar për çdo artikull. Në rast se çmimi i një artikulli ose shuma totale për të gjithë artikujt e kërkuar nga klienti për montim është nën 2600 lekë, klienti paguan taksë minimale prej 2600 lekësh.

_

Shpesh të blera bashkë
Produkte të ngjashme
Të para së fundmi

Na ndiqni