Dyshek Leo pocket + shkumë memory, i dyanshëm 82/190 | Vellea Home

Leo pocket + Shkumë memory

82/190, i dyanshëm , 82/190

22200 L
Ulje -26%
16400 L

Produkti nuk ka mundësi korrigjimi sipas dëshirës të klientit.

Zgjedhje

Dorëzim : 10 ditë

Dysheku është me fortësi mbi mesataren.

Lartësi 24 cm (+/- 1cm)
Për një gjumë të shëndetshëm dhe më shumë komfort paketa e materialeve e zgjedhur veçanërisht ju jep një kënaqësi të pakrahasueshme prej gjumit.

·         Shtresë memory 2 cm. /T65/ rrit butësinë dhe komfortin
*i vendosur në një anë

·         Copë ballore: zhakard i cilësisë së lartë i qepur me tegel – 40% pambuk, 40% poliestër, 20% mëndafsh

·         Vatë: vatë pambuku 300 gr/m2 i përforcuar me spunbond 13 gr/m2

·         Bordurë: 32mm. shirit i cilësisë më të lartë, ngjyrë bojëqielli

·         Sistem pocket: susta H14cm., secila sustë është e mbështjellë në xhep individual

·         Materiale plotësuese: shtresë sfungjeri 2 cm./T25/45 peshë/butësi, vatë poliestre teke 1000 gr/m2., sfungjer 6 cm./T25/45

Rëndësi shumë të madhe për gjumin e shëndetshëm kanë materialet, të cilat përdoren për ndërtimin e strukturës të dyshekut në të cilin flemë. Për krijimin e dyshekëve Leo Pocket + memory janë përdorur materiale të forta dhe cilësore, të cilat lejojnë proçesin e ajrosjes natyrale – kusht i rëndësishëm për mirëmbajtjen e higjienës të përdorimit. Pjesë e rëndësishme e përbërjes të dyshekut janë sustat me lartësi H14 cm, secila nga to është e veshur në xhep të ndryshëm. Ky përpunim lejon secilën nga sustat të reagojë në mënyrë të pavarur kur shtypet dhe në këtë mënyrë siguron rehati të jashtëzakonshme dhe kënaqësi nga gjumi. Sistemi i sustave pocket është i mbyllur midis shtresave vertikale të rradhitura njëra pas tjetrës, materiale me elasticitet të lartë me koefiçient të ulët ndaj deformimit të cilat japin anatomi të shkëlqyer këtij modeli, si dhe garantojnë ruajtjen e cilësive të tij për një kohë të gjatë. Në mënyrë që të jetë i magjishëm përjetimi në këtë dyshek ne kemi shtuar dhe një shtresë memory, e cila rrit ndjesinë për butësi dhe komfort në mënyrë të shumëfishuar.

Vëmendje!

 

Ka mundësi të ketë devijime ose mospërputhje të ngjyrave të copave ose dekoreve të ndryshme nga ato që shikoni në ekranin e pajisjes tuaj.

Ekspozimi i zgjatur në diell mund të çojë në ndryshimin e cilësisë dhe pamjes të dyshekut. Vendosni mobiljet në një largësi JO MË PAK se 50 cm. nga çdo lloj njësie ngrohjeje ose burimi nxehtësie.

Ky lloj dëmtimi në produkt NUK MBULOHET nga garancia e tyre.

Numri i paketave: 1 (82/190)

Paketa 1: 82/190/24 cm., pesha 23 kg.

Model Çmim për montim
Leo pocket + Shkumë memory 364.00 L

_Çmimi për montim është i treguar për çdo artikull. Në rast se çmimi i një artikulli ose shuma totale për të gjithë artikujt e kërkuar nga klienti për montim është nën 2600 lekë, klienti paguan taksë minimale prej 2600 lekësh.

_

Produkte të ngjashme
Të para së fundmi

Na ndiqni