Kënd i zgjerueshëm Orkidea | Vellea Home

Orchidea

Kënd i zgjerueshëm , gri + i verdhë

78700 L
Ulje -50%
39299 L

Produkti nuk ka mundësi korrigjimi sipas dëshirës të klientit.

Dorëzim : 10 ditë

Kënd Orkidea
Përmasa: L234 B131 H76 cm.
Hapësirë për të fjetur: 134/200 cm.
Material ballor: tekstil poliestër
Tapiceri/mbushje: ndenjëse/mbështetëse – shkumë poliuretan N25/38 H8 cm., vatë 150 gr/m2
Konstrukti: dru masiv, Melaminë, MDF
Përparësi: *universal, *funksion krevat – tërhiqet ndenjësja, bie mbështetësja, *sënduk, *këllëfë me zinxhir të cilët hiqen, *3 copë jastëkë dekorativë
Banesa moderne kthehet në një shtëpi komforte, të rehatshme dhe funksionale me propozimet tona për mobilim. Divani Orkidea është model praktik, i cili do japë stil, harmoni  dhe rehati në përditshmërinë tuaj. Elasticiteti i shkëlqyer i mbushjes nga vata dhe shkuma poliuretane sigurojnë komfort të pakrahasueshëm në të gjitha pjesët të cilat janë për tu ulur, duke garantuar dhe rikuperimin në gjëndjen fillestare të ndenjëseve pas përdorimit. Divani Orkidea transformohetlehtë në krevat të madh dhe të rehatshëm, i përshtatshëm për përdorim të përditshëm. Rehati shtesë siguron dhe arka e madhe e cila gjendet poshtë ndenjëses të divanit.

Vëmendje!

Ka mundësi të ketë devijime ose mospërputhje të ngjyrave të copave ose dekoreve të ndryshme nga ato që shikoni në ekranin e pajisjes tuaj.

SHPAKETIMI Kur shpaketohet një mobilje e tapicuar nuk sygjerojmë përdorimin e instrumenteve TË MPREHTA DHE PRERËSE, për shkak të mundësisë të prerjes të copës dhe tapicerisë.

Ekspozimi i zgjatur në diell mund të çojë në dëmtimin e cilësisë dhe pamjes të copës. Vendosni mobiljet në një largësi JO MË PAK se 50 cm. nga çdo lloj njësie ngrohjeje ose burimi nxehtësie.

Mbështetëset e krahut NUK JANË të krijuar për tu ulur. Çdo mbingarkesë dinamike ose e ulur mbi ato mund të çojë në deformimin e pamjes dhe konstruktit të produktit.

Numri i paketave:  3

Paketa 1: 135/100/50 cm., pesha 43 kg.

Paketa 2: 135/70/80 cm., pesha 18 kg.

Paketa 3: 135/65/50 cm., pesha 19 kg.

Model Çmim për montim
Orchidea 1508.00 L

_Çmimi për montim është i treguar për çdo artikull. Në rast se çmimi i një artikulli ose shuma totale për të gjithë artikujt e kërkuar nga klienti për montim është nën 2600 lekë, klienti paguan taksë minimale prej 2600 lekësh.

_

Shpesh të blera bashkë
Produkte të ngjashme
Të para së fundmi

Na ndiqni