Krevat dopio i tapicuar Liviana II | Vellea Home

Liviana II

Krevat dopio i tapicuar me lëkurë , Kafe + lëkurë bezhë

70000 L
Ulje -42%
40599 L

Produkti nuk ka mundësi korrigjimi sipas dëshirës të klientit.

Dorëzim : 10 ditë

Krevati është i përshtatshëm për dyshek të njëanshëm dhe të dyanshëm – 160/200 cm. Mund të përdoret mekanizëm ngritës për dyshek – komplekti i veçantë + bazament MDF. Nëqoftëse zgjidhni variantin me dyshekun e dyanshëm duhet të blini zgarë krevati me përmasat përkatëse.

 

·         Përmasa: L190 B225 H83 cm.

·         Material ballor: lëkurë eko e cilësisë së lartë

·         Tapiceri/mbushje: shkumë poliuretan, materiale tapicerie plotësuese

·         Konstrukti: Melaminë, MDF, dru masiv, kënde metalike – *shiko skemën e montimit

Për t'ju ofruar më shumë luks dhe rehati në dhomën e gjumit ne krijuam për ju një model me pamje mbresëlënëse dhe komfort unik. Shijoni gjumin me krevatin Liviana, duke zgjedhur dhe dyshek të përshtatshëm për ju nga katalogu i Mobileri Vellea Home. Tapiceria e krevatit dopio është prej shkume poliuretani dhe lëkure eko të fortë si dhe me elasticitet të shkëlqyer dhe qëndrueshmëri ndaj konsumimit e cila lejon mirëmbajtjen shumë të lehtë. Krevati dopio Liviana është i përpunuar prej materialesh dhe elementësh lidhës me qëndrueshmëri të lartë, të cilët garantojnë ruajtjen e pamjes se krevatit për një kohë të gjatë duke u përdorur përditë. Të gjitha materialet janë të çertifikuara dhe të padëmshme për shëndetin e njeriut.

Vëmendje!

Ka mundësi të ketë devijime ose mospërputhje të ngjyrave të copave ose dekoreve të ndryshme nga ato që shikoni në ekranin e pajisjes tuaj. Në çmimin e treguar nuk futet dyshek. Në figurën e mësipërme krevati është me dyshek të njëanshëm.

SHPAKETIMI : Kur shpaketohet një mobilje e tapicuar nuk sygjerojmë përdorimin e instrumenteve TË MPREHTA DHE PRERËSE, për shkak të mundësisë të prerjes të copës dhe tapicerisë.

Për mirëmbajtjen e lëkurës eko dhe copës, përdorni peshqir mikrofibër të lagur në përzierje prej uji të freskët dhe sapuni.

Ekspozimi i zgjatur në diell mund të çojë në dëmtimin e cilësisë dhe pamjes të copës. Vendosni mobiljet në një largësi JO MË PAK se 50 cm. nga çdo lloj njësie ngrohjeje ose burimi nxehtësie.

Ky lloj dëmtimi në produkt NUK MBULOHET nga garancia e tyre.

Numri i paketave: 3

Paketa 1: 170/40/15 cm., pesha 6,5 kg.

Paketa 2: 230/85/35 cm., pesha 31 kg.

Paketa 3: 170/30/15 cm., pesha 20,5 kg.

Model Çmim për montim
Liviana II 2236.00 L

_Çmimi për montim është i treguar për çdo artikull. Në rast se çmimi i një artikulli ose shuma totale për të gjithë artikujt e kërkuar nga klienti për montim është nën 2600 lekë, klienti paguan taksë minimale prej 2600 lekësh.

_

Shpesh të blera bashkë
Produkte të ngjashme
Të para së fundmi

Na ndiqni