Kënd salloni Galans | Vellea Home

Galans

Kënd salloni , Kafe + lëkurë bezhë

121700 L
87000 L*
*Me kartë Vellea Home

Produkti nuk ka mundësi korrigjimi sipas dëshirës të klientit.

Dorëzim : 10 ditë

Përmasa: L280 B230 H100  cm.
Hapësirë për të fjetur: 160/200 cm., përmasat e secilit element mund ti shikoni nga skema e vendosur
Material ballor: tekstil poliestër i cilësisë së lartë, lëkurë eko
Tapiceri/strukturë: bazament – susta zig zag dhe rripa, shkumë poliuretan, vatë, këmbët – rrota me stoper
Tapiceri/strukturë:
Bazament: susta zig zag dhe rripa, filc, shkumë poliuretan - 10 cm dhe dendësi 2538, vatë 
Këmbë: rrota me stopera
Konstrukti: dru masiv, Melaminë
Përparësi: *i përshtatshëm për tu përdorur përditë për të fjetur, *funksioni krevat tek (2 copë) ose krevat dopio 160/200 cm., *model universal, i majtë ose i djathtë, *sëndukë – 2 copë – hapësirë maksimale për të mbajtur sende të ndryshme brenda, *mekanizëm me susta për tu ngritur, *kalim i lehtë nga regjim divan në krevat, *jastëkë të lëvizshëm.
Nëqoftëse kërkoni ofertë universale për shtëpinë tuaj, e cila t'iu sigurojë prakticitet dhe komfort, atëherë këndi i sallonit Galans është zgjidhja juaj optimale për çdo situatë. Modeli ofron funksionalitet bashkëkohor të papërsëritshëm, i cili ofron super komfort si divan ashtu dhe krevat. Divani është i formuar nga dy krevatë tekë dhe pjesë të palëvizshme, të cilat mund të përdoren sipas nevojës. Mund ta përdorni, si dy krevatë tekë ose si krevat dopio me hapësirë të madhe. Ndenjëset e divanit janë dyshekë të njëanshëm, me bërthamë prej sustash shumë elastik prej çeliku, dhe shtresë shkume poliuretan i cili plotëson butësinë. Kjo garanton përdorimin e divanit Galans përditë dhe si krevat. Krevatet mund të lëvizen dhe të fiksohen lehtë në pozicionet e dëshiruara, me ndihmën e rrotave të mëdha me stopera.Në mënyrë që pjesët e ndryshme të mund të qëndrojnë më mirë në secilën nga ato është vendosur nga një shirit velcro. Në komplekt futen gjithashtu dhe disa jastëkë të cilët ndihmojnë në rehatinë tuaj. Jastëkët e lëvizshëm janë krijuar që të mund të sigurojnë komfort individual për çdokënd që ulet. Mekanizmet ngritëse të ndenjëseve lejojnë përdorimin racional të hapësirës në shtëpi. Ata lehtësojnë përdorimin e sëndukëve të mëdhenj, të cilët ndodhen në bazamentin e secilit krevat. Modeli Galans është i tapicuar me tekstil dhe lëkurë eko. Materialet janë me sipërfaqe të këndshme në prekje dhe me qëndrueshmëri të lartë ndaj konsumimit.

Vëmendje!

Ka mundësi të ketë devijime ose mospërputhje të ngjyrave të copave ose dekoreve të ndryshme nga ato që shikoni në ekranin e pajisjes tuaj.

SHPAKETIMI Kur shpaketohet një mobilje e tapicuar nuk sygjerojmë përdorimin e instrumentave TË MPREHTË DHE PRERËS, për shkak të mundësisë të prerjes të copës dhe tapicerisë.

Ekspozimi i zgjatur në diell mund të çojë në ndryshimin e cilësisë dhe pamjes të copës. Vendosni mobiljet në një largësi JO MË PAK se 50 cm. nga çdo lloj njësie ngrohjeje ose burimi nxehtësie.

Mbështetëset e krahut NUK JANË të krijuar për tu ulur. Çdo mbingarkesë dinamike ose e ulur mbi ato mund të çojë në deformimin e pamjes dhe konstruktit të produktit.

Numri i paketave:  3

Paketa 1: 204/90/65 cm., pesha 39 kg.

Paketa 2: 204/90/39 cm., pesha 35 kg.         

Paketa 3: 252/76/40 cm., pesha 39 kg.

Model Çmim për montim
Galans 1508.00 L

_Çmimi për montim është i treguar për çdo artikull. Në rast se çmimi i një artikulli ose shuma totale për të gjithë artikujt e kërkuar nga klienti për montim është nën 2600 lekë, klienti paguan taksë minimale prej 2600 lekësh.

_

Shpesh të blera bashkë
Produkte të ngjashme
Të para së fundmi

Na ndiqni