Kanape e zgjerueshme , Gri, Azalia
Produkti nuk ka mundësi korrigjimi sipas dëshirës të klientit.
· Përmasa: L225 B82 H78 cm.
· Hapësirë për të fjetur: 140/190 cm.
· Materiali ballor: tekstil poliestër, lëkurë eko 560 gr./l.m
· Tapiceria/mbushje: ndenjëse – shkumë poliuretan T25 H8cm, vatë 150 gr/m2, jastëkë mbështetëseje – të vegjël, bazament melaminë
· Konstrukti: dru masiv, melaminë, MDF
· Përparësi: *funksion krevat – tërhiqet ndenjësia, bie mbështetësja, *Sënduk, *këllëfë me zinxhir të cilët hiqen
Në mënyrë që shtëpia juaj të jetë e bukur dhe e rehatshme zgjidhni kanapenë komforte dhe me shumë stil Elia. Në mobilimin e një shtëpie moderne, në vend të parë është rehatia, prakticiteti dhe dizajni i mobilieve. Kanape Elia ofron çdo gjë të nevojshme, për të bërë përditshmërinë tuaj të plotësuar. Pamja perfekte, komforti i lakmueshëm dhe funksionaliteti maksimal do iu sigurojnë një çlodhje të këndshme dhe rregull në shtëpi. Kanapeja është e tapicuar me tekstil të cilësisë së lartë dhe me lëkurë eko. Ata kanë një qëndrueshmëri të lartë ndaj konsumimit, si dhe një mirëmbajtje shumë të lehtë. Mbushja është e formuar nga shkuma poliuretane dhe vata me dendësi mëse të mjaftueshme dhe strukturë elastike, e cila përveç rehatisë garanton dhe rikuperimin në gjendje fillestare pas përdorimit të vazhdueshëm. Modeli Elia transformohet lehtë në krevat me disa lëvizje. E nevojshme është vetëm të tërhiqni përpara ndenjësen dhe të ulni mbështetësen derisa të nivelohet me ndenjësen. Mbështetësja e divanit duhet të jetë të paktën 8 cm. larg murit ose ndarjes. Sënduku i madh plotëson prakticitetin e kanapesë. Fortësia dhe stabiliteti janë të siguruar nga elementët përforcuese të konstruktit.
Vëmendje!
Ka mundësi të ketë devijime ose mospërputhje të ngjyrave të copave ose dekoreve të ndryshme nga ato që shikoni në ekranin e pajisjes tuaj.
Ekspozimi i zgjatur në diell mund të çojë në ndryshimin e cilësisë dhe pamjes të copës. Vendosni mobiljet në një largësi JO MË PAK se 50 cm. nga çdo lloj njësie ngrohjeje ose burimi nxehtësie.
Mbështetëset e krahut NUK JANË të krijuar për tu ulur. Çdo mbingarkesë dinamike ose e ulur mbi ato mund të çojë në deformimin e pamjes dhe konstruktit të produktit.
Mirëmbajtje: Për mirëmbajtjen e lëkurës eko dhe copës, përdorni një peshqir mikrofibër të lagur me përzierje uji dhe sapuni.
Këto lloje dëmtimesh në produkt NUK MBULOHEN nga garancia e tyre.
Numri i paketave: 2
Paketa 1: 191/85/60 cm., pesha 69 kg.
Paketa 2: 89/57/41 cm., pesha 20 kg.